Sport

​Pogba nuk udhëton me skuadrën e Man Unitedit për shkak të testeve të dopingut

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, nuk ka mundur të udhëtojë me skuadrën e tij në Mançester, pasi që është thirrur nga autoritet e UEFA-s për t’i bërë testes e dopingut pas ndeshjes kundër Juventusit.

Ylli francez u kthye në Mançester një orë pasi u kthye pjesa tjetër e skuadrës së Manchester Unitedit, të cilët udhëtuan në një aeroplan me ekzekutivë dhe disa tifozë të klubit.

UEFA i zgjedhë në mënyrë të rastësishme disa lojtarë nga të dy ekipet që luajnë në një ndeshje për t’i testuar nëse kanë përdorur substanca të palejueshme për përmirësimin e performancës, si doping.

Francezi arriti ta sigurojë fitoren në ndeshjen e tij të parë në Torino që nga largimi i tij nga Juventusi. “Djajtë e kuq” fituan si mysafir në këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2, duke e përmbysur rezultatin.

Pogba kishte kaluar katër sezone me Juventusin, nga viti 2012 ku ishte transferuar pa para nga Manchester Unitedi. Megjithatë, “Djajtë e kuq” u penduan që e lanë Pogban të largohej kur ai u bë i njohur si një prej mesfushorëve më të mirë në botë me Juventusit dhe u detyruan të paguajnë 105 milionë euro për të. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli