Arsim & Kulturë

​Policia identifikon publikuesit e Testit të Maturës në Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar edhe intervistuar personi i dyshuar N.I me dyshimin se i njëjti ka publikuar Testin e Maturës në rrjetin social “Facebook”, ndërsa personi i dytë i dyshuar është në procedurë hetimore.

Në njoftim të Policisë thuhet se menjëherë pasi janë lajmëruar, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme për zbulimin e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar

Nga zyrtarët e MASHT-it kemi pranuar informacione shtesë lidhur me dyshimet për përfshirje edhe të disa personave tjerë, që po ashtu dyshohet se kanë bërë publikimin e testit të Maturës në rrjetin social “Facebook”, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka nisur procedurat e verifikimit dhe hetimit”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, do të ndërmerren të gjitha masat me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë personat e dyshuar që janë përfshirë apo mund të përfshihen në vepra të tilla penale./KP