Sport

​PSG arrin një rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Skuadra franceze, PSG po vazhdon me paraqitje fantastike këtë edicion në Ligën e Kampionëve
PSG ka pasur një natë tjetër të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pas fitores prej 7:1 ndaj Celticut.

Me këtë fitore PSG ka hyrë në histori të kësaj gare, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë gola në fazën e grupeve 24, kur ka edhe një ndeshje për të zhvilluar.

Në vendin e dytë renditet Dortmundi i sezonit të kaluar me 21 gola, i ndjekur nga Manchester United (1998/99), Barcelona (2011/12), Real Madrid (2013/14) dhe Barcelona (2016/17) me nga 20 gola. /Express/

the authorE B