Rajon & Botë

​Punëdhënësit francezë mbështetën reformën e punës së presidentit Macron

Federata franceze e punëdhënësve sot i bëri thirrje Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të bërë të gjitha përpjekjet për të reformuar tregun e punës që do të prezantohet këtë javë.

“Ligji i Punës do të jetë një simbol i mandatit të Emmanuel Macron dhe vullnetit të tij për reforma. Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të thjeshtuar rregulloret e tregut të punës”, tha kreu i Federatës së Punëdhënësve, Pjer Gataz në adresimin e drejtuesve të biznesit, transmeton KosovaPress.