Rajon & Botë

​Rritet numri i viktimave në Turqi: 41 të vrarë dhe 239 të plagosur

Numri i viktimave në Truqi ka arritur në 41 të vrarë, raporton BBC.

Sipas zyrtarëve turq, 41 persona është bilanci i të vrarëve, derisa të plagosur kanë mbetur 239, transmeton KosovaPress.

13 prej të vrarëve raportohet se janë shtetas të huaj, derisa më shumë se 230 janë të plagosur.

Sulmi ishte kryer të martën në mbrëmje, ku tre persona kishin arritur me taksi në aeroport me ç’rast kanë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të terminalit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë per ketësulm, por sipas zyrtarëve turq, këto shpërthime janë të lidhura me ISIS ose separatistë kurdë.