Rajon & Botë

​Takimi me Trump, Abbas kërkon zgjidhje mes Palestinës dhe Izraelit

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi sërish një zgjidhje me dy shtete, që implikon krijimin e një shteti palestinez të pavarur, para Donald Trump i cili nuk e ka përmendur këtë zgjidhje.

“Po ju shpreh sërish pozicionin tonë që është ai i dy shteteve në kufijtë e vitit 1967, një shtet palestinez që ka për kryeqytet Jerusalemin Lindor që jeton në krahë të shtetit të Izraelit në siguri dhe paqe”, tha ai në prani të Trump në pallatin presidencial të Betlehemit në Cisjordaninë e pushtuar.

Para Abbas, presidenti amerikan u angazhua se ai do të bëjë gjithçka është në mundësinë e tij për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët për të arritur një marrëveshje paqeje, por pa dhënë detaje mbi mënyrat.