Sport

​Tetë skuadrat që tashmë kanë siguruar fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, ku tetë skuadra e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër
Kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, tashmë tetë skuadra kanë kaluar në mesin e 16 më të mirave në Evropë.

Bayern, Barcelona, Besiktas, Chelsea, Manchester City, PSG, Real Madrid dhe Tottenham kanë kaluar në fazën tjetër.

Tetë skuadrat tjera duhet të presin xhiron e fundit për të siguruar një vend në 1/8 e Ligës së Kampionëve, për të vazhduar kështu rrugëtimin e tyre në Evropë. /Express/

the authorE B