Sport

​Trepça ’89 mposht me 9 lojtarë Gjilanin, Salihu deklason Hajvalinë

Trepça ’89 ka fituar në udhëtim me rezultat 1:2 kundër Gjilanit, Ferizaj ka mposhtur 4:0 Hajvalinë, ndërsa Drita ka fituar në udhëtim te Trepça

Trepça ’89 e ka nisur shumë mirë edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll, pasi në udhëtim ka mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1:2, edhe pse ishte me 9 lojtarë, pas përjashtimit të Fiton Hajdarit dhe Ilir Izmakut.

Trepça ’89 kaloi e para në epërsi me golin e nigerianit John, ndërsa Gjilani e barazoi rezultatin me golin e Isa Eminhazirit nga penalltia.

Kur mendohej se Gjilani do të shënonte edhe golin e dytë, ndodhi krejt e kundërta, pasi Trepça ’89 shënoi edhe golin e dytë me anë të Florent Hasanit.

Ferizaj në ndeshjen tjetër ka deklasuar Hajvalnë, të cilën e mposhti 4:0, me katër gola të shënuar nga Shkëmbin Salihu në pjesën e parë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Drita ka fituar në udhëtim kundër Trepçës 0:1, të cilën e mposhti me golin e Leutrim Kryeziut. /