Tech

​Volkswagen “mposhtet” nga Tesla model S

Kompania Volkswagen ka pranuar se suksesi i Tesla Model S është arsyeja kryesore e heqjes dorë nga projekti i Phaeton-it të ri.
Shefi i Volkswagen-it, Herbert Diess në sallonin e Gjenevës, pranoi se projekti i zhvillimit të gjeneratës së re Phaeton është ndaluar në fazë të hershme, ndërsa për shkak të mundësisë së madhe se nuk do të mund t’i konkurrojë Tesla Model S, shefi i VW bën me dije se tash kanë ardhur kohë tjera, të cilat mund të lindin me limuzinën e re reprezentative, transmeton KosovaPress.“Limuzina moderne mund të jetë konkurrente dhe të ketë epërsi në krahasim me Tesla-n.
Nëse kthehemi në zhvillim duhet ta kuptojmë seriozisht Teslën, dhe mu këtë dëshirojmë ta bëjmë me strategjinë tonë elektrike”, ka thënë Diess, transmeton Autocar nga Britania e Madhe. Sipas informacioneve të mëhershme, Volkswagen ka nisur me zhvillimin e modelit luksoz me qëllim që ta prezantojë në vitin 2020.
Në këtë rast do të bëhej fjalë për modelin, i cili përveç pamjes luksoze, nuk do të kishte pika prekëse me Phaeton dhe me siguri se do të marrë emër të ri.