Aktuale

​Vrasje e dyfishtë në Vlorë, Policia nis hetimet

Dy të vrarë dhe një i plagosur kanë mbetur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” të Vlorës.

Njëri nga viktimat është Ilir Deromemaj pronar i Eurolloto, pikës së basteve ku ka ndodhur ngjarja. Burime nga Policia e Vlorës thonë se Ilir Deromemaj është person me precedent, pasi në vitin 1998 ka vrarë Lame Gockajn.

Policia dyshon se Ilir Deromemaj ka qenë objekt i sulmit të armatosur. Viktima i dytë është 60-vjeçari Dhimitër Cani kurse i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç. Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.

Ka qenë një person me kallashnikov që qëlloi me breshëri në drejtim të lokalit dhe më pas u largua me shpejtësi.