Sport

​Zbulohet arsyeja pse Alderweireldi nuk e kishte logon e Tottenhamit në fanellë

Qendërmbrojtësi belg i Tottenhamit, Toby Alderweireld, nuk e kishte logon e klubit në fanellë gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit. Këtë gjë e kishin vënë re tifozët, të cilët kanë postuar foto të tij në rrjetet sociale.

Liverpooli arriti ta mposhtë Tottenhamit në Wembley me rezultat 2-1. Me këtë rezultat, Liverpooli e ka vazhduar rekordin e 100 për qindtë në sezonin e ri të Premierligës, ndërsa Tottenhami, i cili kishte filluar sezonin me tri fitore radhazi, tani i ka humbur dy ndeshjet e fundit, përcjell Gazeta Express.

Në këtë ndeshje, tifozët e Tottenhamit vunë re diçka të çuditshme, Alderweireldi nuk e kishte logon e klubit në fanellën e tij. Fillimisht kjo mendohej se ishte një taktikë e belgut për të protestuar kundër klubit.

Gjatë afatit kalimtar të verës, qendërmbrojtësi ishte kërkuar nga Manchester Unitedi dhe thuhej se edhe ai e dëshironte këtë transferim. Megjithatë, Tottenhami e refuzuan ofertën e “Djajve të kuq” dhe Alderweireldi mbeti në klubin londinez.

Megjithatë, më vonë u bë e ditur se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë. Belgu nuk e kishte logon e Tottenhamit në fanellë për shkak të problemeve teknike me fanellën, ngjitësi i së cilës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm.

Për këtë arsye, gjatë ndeshjes, Alderweireldit i kishte rënë logoja nga fanella në fushë dhe ai kishte mbetur për pjesën më të madhe të ndeshjes pa logon e Tottenhamit. /Gazeta Express/

the authorE B