Sport

​Zidane: Kontrata ime me Realin nuk thotë asgjë

Zinedien Zidane e di se kontrata që ka me Real Madridin nuk e mban atë në krye të gjigantit spanjoll
Trajneri francez, Zinedien Zidane po kritikohet këtë sezon për paraqitjet jo të mira të Real Madridit në La Liga.

Skuadra e tij mbrëmë barazoi 2:2 me Numancian në Santiago Bernabeu, por kaloi në çerekfinale të Copa del Rey, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 0:3.

Ai pas ndeshjes the se nuk e shikon kontratën e tij që ka me Realin, pasi ajo nuk thotë asgjë.

“Unë shkoj ndeshje pas ndeshje, vit pas viti”, tha Zidane, i cili në shtator nënshkroi kontratë të re me Realin.

“Nuk mund të mendojë për dy ose tre vite, sepse e di se si është këtu. Edhe pse kam kontratë, ajo nuk do të thotë asgjë”, tha në fund ai. /Express/

the authorE B