Sport

100 milionë euro për Coutinhon, përgjigjet Liverpool (Foto)

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga braziliani Philippe Coutinho
Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një anësori, sepse me shumë mundësi Neymar do të transferohet në PSG.

Dëshira kryesore e tyre është Philippe Coutinho i Liverpoolit, por skuadra angleze nuk dëshiron ta shes.

Sipas gazetarit të RMCSport, Mohamed Bouhafsi, Barcelona nga 80 milionë euro ka rritur ofertën për brazilianin në 100 milionë euro.

Por, edhe kjo ofertë është refuzuar nga Liverpool.

Trajneri Jurgen Klopp e ka bërë të qartë se Coutinho nuk është në shitje dhe nuk largohet për asnjë çmim. /Express/