Aktuale

12 mijë civilë evakuohen nga Aleppo, në mesin e tyre edhe fëmijë jetimë

Mijëra civilë, duke përfshirë dhjetëra fëmijë jetimë, kanë lënë Aleppo në një nga shpërnguljet më të mëdha nga qyteti ende i rrethuar sirian.

Më shumë se 4.500 civilë kanë lënë pjesët e mbajtura nga rebelët  në Aleppon lindore që nga mesnata e deri më tani.

Midis tyre është edhe shtatë-vjeçari Bana Alabed, i cili kishte njoftuar përmes twitterit për kushtet në qytet, raporton BBC.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë dërgimin e vëzhguesve për të mbikëqyrur evakuimet masive.

Ka shpresa që vendet të ndara për fatin e Sirisë,  do të arrijnë një marrëveshje për krizën, transmeton KosovaPress.

Ministri i jashtëm turk tha se 4,500 civilë kanë lënë Aleppon lindore që nga mesnata e së hënës, duke e çuar numrin e të larguarve në 12,000.