Kuriozitete

12 shenjat që ju tregojnë se jeni lidhur me një burrë dhe jo një djalosh

Shuani dilemën që ndoshta ju mundon ndonjëherë.

Këto janë 12 shenjat që ju tregojnë se partneri juaj është një burrë i vërtetë dhe jo një djalosh:
1. Banesa e tij duket si një banesë, dhe jo një ‘kopsht zoologjik’ me rroba të hedhura përtokë, rrëmujë e pjata të palara.

2. Ai bën atë që do dhe është shumë i zoti të motivojë veten e vet.

3. Nuk ka nevojë për një ‘dado’. Pavarësisht situatës apo se sa i dehur është, ai arrin t’i rregullojë gjërat pa ndihmën e askujt.

4. Kur nuk është dakord me ju, ju kundërshton por e bën me qetësi dhe respekt.

5. I ka të përcaktuara prioritetet në mendje – dhe ju e dini se jeni një prej tyre. (Djemtë e papjekur pëlqejnë të luajnë e të eksperimentojnë kurse burrat kanë një drejtim).

6. Kujdeset për veten e tij – trupin dhe mendjen.

7. Ai ju mbështet ju dhe ëndrrat tuaja, gjithmonë duke ju dhënë kurajo dhe i mbajtur gjërat pozitive.

8. Ai nuk ankohet sepse e di që ato nuk kanë asnjë rezultat.

9. Ai merr vendime, por është mëse dakord t’ju lërë ju të merrni ‘timonin’.

10. Kur jeni vetëm, nuk i intereson asgjë tjetër përveç jush.

11. E pranon se është gabim kur është gabim. (Sa meshkuj e bëjnë këtë?)

12. Ai e di vlerën tuaj dhe ju vlerëson për atë që jeni.