12 sulme terroriste u parandaluan në Francë

Që nga fillimi i vitit në Francë janë parandaluar 12 sulme të planifikuara terroriste, njoftoi sot Ministria e Brendshme franceze, duke paralajmëruar se kërcënimi nga terrorizmi “mbetet ende i madh”.

Ndër rastet e papublikuara ishte një sulm i planifikuar, i cili u parandalua në maj, në një shkollë në Salon de Provans, njoftoi ministria, duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë sulm të planifikuar, transmeton KosovaPress.