Aktuale

120 aktivistë të Vetëvendosjes nisen nga Mitrovica në Prishtinë

Tre autobus me rreth 120 mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, janë nisur rreth orës 9:30 nga Mitrovica në drejtim të Prishtinës.

Ata do t’i bashkohen protestës së sotme në kryeqytet kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Mitrovicës, Fatmir Mujka  ka thënë për KosovaPress-in, si do t’i dalin në mbështetje të fuqishme protestës kundër demarkacionit me Malin e Zi.

I pyetur për numrin e vogël të qytetarëve, ai ka thënë se qytetarët kanë shkuar edhe në forma tjera, përveç me autobus.

Ka edhe autobusë tjerë që po presin për t’u mbushur me qytetarë, të cilët i bashkohen protestës së sotme.