ShowBiz

16 telenovelat e bukura që keni harruar që i keni parë

Vite përpara se serialet turke të pushtonin ekranet shqiptare, në vendin tonë janë transmetuar disa telenovela të huaja të cilat dikur mbajtën të mbërthyer përpara ekranit të gjithë publiku. Sot kemi vendosur t’ju rikujtojmë 16 telenovelat e huaja që ndoshta i keni harruar.

The Bold and the beauty

The Bold and the beauty’ është një nga serialet e vjetra amerikane që u prodhua në vitin 1987. Ngjarjet e këtij seriali vërtiten rreth familjes Forrester dhe biznesit të tyre të modës.

Stellina

Stellina po ashtu ka qenë ndër serialet e para që ka fiksuar shqiptarët, e cila kujtohet edhe sot. Telenovela kur u transmetua në vendin tonë ishte e dubluar në gjuhën italiane. Historia e saj fliste për dashurinë mes dy të rinjve Stellinës dhe Huan Lucas.

Çeleste

“Çeleste” ishte një nga telenovelat e para që u shfaq në ekranet shqiptare. Ishte një realizim argjentinas e vitit 1993, që në vendin tonë erdhi i dubluar në italisht. Andrea Del Boca ishte aktorja bjonde që luante rolin e Çelestes, e cila menjëherë u kthye në një prej personazheve më të dashura në vendin tonë.

Perla e zezë

Telenovela e famshme argjentinase ‘Perla e Zezë’ ishte një serial i mbushur plot intriga, dashuri dhe tradhët.‘Perla e zezë’ fliste për historinë e dy vajzave, Perlës, aktores kryesore dhe Evës të cilat jetonin të dyja në një konvikt privat. Perla ishte e braktisur nga familja ndërsa Eva vinte nga një familje e pasur, por gjyshja nuk e donte dhe për këtë arsye e kishte mbyllur në konvikt. Dy vajzat bëhen mikesha të ngushta, mirëpo e ardhmja kishte rezervuar shumë të papritura për to.

Antonella

Telenovela e famshme ‘Antonella’ e prodhuar në vitin 1992 po ashtu mbajti mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët. Ky serial u cilësua si një ndër më të ndjekurit në kohën që u transmetua dhe fliste për një vajzë të re të quajtur Antonella e cila humbet motrën për shkak të një dosje me dokumente sekrete. Ajo për të mësuar të vërtetën e vd.ek.jes së motrës punësohet në shtëpinë e pronarit të kompanisë ku motra e saj punonte dhe aty dashurohet me Nicolas.

Guadalupe

‘Guadalupe’ ka qenë një telenovelë meksikane shumë e pëlqyer në ato vite, e cila fliste për historinë e Guadalupes një vajze që babai e braktisi që në lindje. Në momentin që babai i saj i pasur ndë.rr.on je.të, i lë gjithë pasurin e tij Guadalupes dhe asgjë familjes së tij aktuale. Në këtë moment fillojnë dhe të gjitha peripecitë e personazhit kryesor e cila më pas takohet me Alfredon të cilit nuk dinte nëse duhet t’i besonte apo jo.

Hakmarrja e një gruaje

Hakmarrja e një gruaje ka qenë një serial i cili u bë shumë i njohur në vendin tonë vite më parë. Seriali fliste për historinë e një vajze 17-vjeçare, Ludovicës roli i së cilës u luajt nga aktorja e njohur Luisa Kuliok. Ajo jetonte në një fshat të varfër ku dhe ra në dashuri me Ricardon djalin e njeriut më të pasur të fshatit. Mirëpo, një natë Ricardo së bashku me miqtë e tij e keqtrajtojnë Ludovicën e cila më pas ngelet shtatzënë.

Kasandra

Kasandra është një telenovelë venezuelane që tregonte historinë e një vajze cigane të martuar në një familje të pasur. Ajo ndonëse nuk e dinte ishte mbesa e njeriut të pasur të shtëpisë ku jetonte. Burri i saj vr.it.et në natën e saj të dasmës dhe ajo më pas fajësohet. Kjo telenovelë ka pasur një shikueshmëri të lartë nga publiku shqiptar.

Salome

‘Salome’ telenovela e famshme meksikane me aktoret e njohur Edith González dhe Guy Ecker, tërhoqi vëmendjen me historinë që fliste për jetën e Salomes një vajze që punonte në një klub nate ku dhe u njohë me Diego Duval me të cilin ngelet dhe shtatzënë. Famija e Diegos që ishte shumë e pasur i marrin fëmijën Salomes. Ajo më vonë largohet nga vendi ku punonte dhe nis një jetë të re ku rritë 3 fëmijë, dy prej tyre nuk ishin fëmijët e saj biologjik. Historia e Salomas është ngulitur në kujtesën e publikut edhe sot cilësohet si një ndër serialet më të bukur.

Nano

Nano po ashtu ishte një telenovelë e cila u pëlqye shumë vite më parë. Protagonisti kryesor ishte Manuel Espada të cilin të gjithë e thërrisnin Nano. Ai ishte djali i një biznesmeni të suksesshëm. Babai i tij nuk e donte dhe nuk shkonte mirë me Nanon pasi i biri nuk ndoqi karrierën që ai dëshironte. Nano i cili kishte një jetë të dyfishtë bie në dashuri me Camilën një vajzë memece.

El Privilegio de Amar

‘El Privilegio de Amar’ ka qenë versioni i vjetër i telenovelës ‘Triumfi i dashurisë’ që u transmetua në vitin 2010 në Shqipëri. ‘El Privilegio de Amar’ është prodhuar në vitin 1998 dhe fiksoi të gjithë publikun me historinë e Kristinës që u bra.ktisë nga e ëma, Luciana.

Huracan

‘Huracan’ po ashtu u kthye në një ndër serialet më të dashura dikur për publikun. Telenovela fliste për Helena Robles, vajza ilegale e Fernan një njeriu të pasur. Helena bie në dashuri më një djalë të varfër Ulises me të cilin më pas vendos të arratiset, por planet e tyre nuk funksionojnë.

La duena

‘La duena’ seriali pjesë e të cilit ishin aktorët e famshme, Angelica Rivera dhe Francisco Gattorno, kujtohet edhe sot nga publiku. Telenovela fliste për Regina Villarreal e cila kishte trashëguar një pasuri të madhe nga prindërit e saj. Ajo kishte një kushërirë, Laurën, e cila e kishte zili dhe donte të zotëronte gjithë pasurin e saj përfshirë këtu edhe burrin që Regina dashuronte, José Marían.

Ruby

Telenovela e famshme e viteve 2000 ‘Ruby’ e transmetuar në Telenorba ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat nga publiku. Historia e Rubyt dhe gjithë peripecitë që ajo kaloi fiksuan përpara ekranit të madhenj e të vegjël vite më parë.

Zingara

Telenovela e njohur argjentinase ‘Zingara’ me aktorë kryesor Gabriel Corrado i cili më herët kishte luajtur në telenovelën ‘Perla e zezë’ ishte padyshim një ndër më të shikuarat. Seriali fliste për protagonisten e quajtur Civinka e cila kishte humbur kujtesën dhe më vonë zbulon se në të vërtetë quhet Paloma. Historia e dashurisë mes saj dhe Julian u pëlqye shumë asaj kohe nga publiku.

Aroma De Cafe

Aroma de cafe’ ishte një telenovelë e vjetër kolumbiane që fliste për jetën e Gaviotës e cila ishte një punëtore e varfër që punësohet në biznesin e kafesë së një familje të pasur. Ajo aty njihet me nipin e pronarit, Sebastian, me të cilin bie në dashuri.

the authorBurbuqe Metolli