Aktuale

169 dokumente të arkivit të Turqisë kthehen në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka prezanton në mënyrë të dixhitalizuar afër 170 dokumente të historisë shekullore të qytetit, të ruajtura në Turqi.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se arkivi i Stambollit është duke dixhitalizuar dokumentet e vjetra të cilat do të jenë pjesë e arkivit të Kosovës, por vetëm në mënyrë elektronike.

Ai u shpreh se deri më tani janë dixhutalizuar 9817 dokumente, ndërsa, deri tash në Prishtinë kanë ardhur 169 dosje.

Dokumentet e prezantuara përfshijnë një telegraf dërguar mytasarrifit të Shkupit nga Prishtina me tematikë për shqiptarët e shpërngulur nga Serbia (1878), një njoftim për shumën e pagës prej 1020 kurusheve që kishte marrë Ali Riza Efendiu, derisa ishte sekretar për ndriçim në zyrën e parë komunale (1907), një deklaratë për nevojën e themelimit të një komune në nahijen e Bujanocit (1909), si dhe dokumente të ngjashme administrative, por që vjetërsia e tyre dhe periudha e datimit të tyre bënë që ato të jenë një thesar historik i kryeqytetit./KosovaPress/

the authorE B