Rajon & Botë

18 vjet burg tunizianit për vdekjen e 700 emigranteve

Një tunizian është shpallur fajtor nga një gjykatë në Sicili pasi ka shkaktuar fundosjen e një anije në të cilën 700 emigrantët vdiqën në prill 2015.

Mohammed Ali Malek,  kapiteni i anijes  do të  përballet me 18 vjet burg, shkruan BBC.

Ai u dënua edhe për vrasje dhe trafikim të qenieve njerëzore.  Ai ishte i shoqëruar në gjyq nga një sirian.

Anija e mbipopulluar u mbyt në Libi dhe më pas u përplas me një anije tregtare e cila i kishte ardhur në ndihmë.

Vetëm 28 persona i mbijetuan katastrofës, transmeton KosovaPress.

Shumë prej atyre që kanë vdekur ishin të vendosur në kalanë e anije peshkimi dhe mbyllur brenda.

Shumica e viktimave ishin nga vende si Mali, Gambia, Senegali dhe Etiopia.