Rajon & Botë

19-vjeçarja u bën atë që nuk pritej prindërve, martohet me njeriun që se kishin menduar kurrë

Shpesh herë kemi dëgjuar të thuhet se dashuria nuk njeh moshë. Këtë thënie e ka vërtetuar më së miri 19-vjeçarja Samantha Simpson, e cila është martuar me një 62 –vjeçar.

Samantha ra në dashuri me 62-vjeçarin, madje ajo po tenton të sjellë në jetë edhe një fëmijë me të. Ishin miqtë e 19-vjeçares, ata që e prezantuan me burrin në moshë.

Prindërit e 19-vjeçares nuk ishin dakort që vajza e tyre të martohej me 62-vjeçaren. Në disa intervista ata janë shprehur se vajza e tyre u ka bërë atë që nuk e kishin pritur kurrë.

Prindërit e saj e kanë quajtur 62-vjeçarin si një pedofili, pasi ai është lidhur me një vajzë, e cila është 43 vite më e re se ai.

Në një interviste për “Mirror” Samantha është shprehur kështu:

Ka shumë njerëz që e quajnë JR një pedofil, sidomos kur në puthemi në ambiente të hapura dhe kjo gjë më mërzit shumë. Nuk ka një moment kur ne jemi jashtë dhe nuk bëjnë një koment në lidhje me marrëdhënien tonë, dhe kjo është vetëm rraskapitëse. Ne duam që njerëzit të kuptojnë se ne jemi të lumtur dhe serioz në lidhje me marrëdhënien tonë dhe ata nuk duhet të na diskriminojnë në një mënyrë të tillë.”