Rajon & Botë

BE: 200 mijë refugjatë në vit në Gjermani, objektiv pozitiv

Komisioni Evropian e cilësoi sot si pozitive perspektivën që Gjermania të presë 200 000 refugjatë në vit, pa u shprehur mbi ligjshmërinë e një shifre të paraqitur si një tavan brenda familjes politike të kancelares, Angela Merkel.

Synimi vjetor i tavanit për pritjen e emigrantëve i përmend në një projekt kompromisi arritur dje mes Unionit Kristiandemokrat (CDU) që drejton kancelarja dhe aleatit të saj bavarez, CSU, përcjell Atsh.

“Në mënyrë të përgjithshme, ne mund të themi se Komisioni e konsideron shumë pozitiv faktin që një vend që ka pritur tashmë më shumë se një milionë refugjatë të tregohet i gatshëm të presë edhe 200 000 më shumë në vit”, theksoi sot zëdhënësi i ekzekutivit evropian, Margaritis Schinas, i pyetur nga shtypi për këtë projekt.

the authorE B