Aktuale

27 aksidente dhe mbi 1 mijë e 200 tiketa të shqiptuara gjatë ditës së djeshme

Në tërë Kosovën gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 27 aksidente.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 27 aksidente trafiku, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit, nëntë aksidente kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 18 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë gjithë djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 280 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/