28 gjuajtje për të shënuar vetëm një gol

Cristiano Roanldo në ndeshjen e djeshme ndaj Getafes ka shënuar golin e parë këtë sezon në La Liga

Yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo i janë dashur katër ndeshje për të shënuar golin e parë këtë sezon në La Liga.

Ronaldoi realizoi në fitoren 2:1 ndaj Getafes në udhëtim, duke shënuar golin e fitores.

Kështu portugezi shënoi në gol pas 28 gjuajtjeve në portën kundërshtare, ku në çdo ndeshje kishte tentuar nga shtatë herë.

Për dallim nga La Liga, Ronaldo në dy ndeshje këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka shënuar katër gola, nga dy gola për ndeshje. /Express/