Shëndetësi

3 kura natyrale 15 ditore për eleminimin e parazitëve nga zorrët e fëmijëve

Fëmijët janë më të rrezikuar nga krimbat e zorrëve, të cilat infektojnë organizmin e tyre për shkak të mungesës së higjienës dhe jetesës në kolektiv, si shkolla dhe kopshte. Por veç tyre edhe pjesëtarët e tjerë të familjes rrezikohen të infektohen në masën 75 për qind. Shpesh herë nuk arrihet të kuptohet prezenca e tyre. Ajo shfaqet në fakt me kruajtje në pjesën e poshtme që mund të bëhet më e bezdisshme gjatë natës.

3 trajtimet natyrore

1. Hudhra është një ushqim popullor antiparazitik që mund të ndihmojë në trajtimin e çdo lloji të krimbave të zorrëve. Hudhra e papërpunuar ka aminoacide që përmbajnë squfur, të cilët janë anti-parazitarë natyralë. Plus, vetitë antibakteriale, antifungale dhe antiseptike në ndihmën e hudhërve i mbytin mikrobet në trup. Kështu që ju duhet të hani 3 thelpinj hudhër të papërpunuar në stomak bosh çdo ditë për 1 javë. Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për të hequr qafe të gjitha llojet e krimbave të zorrëve.

2. Përndryshe, mund të valoni dy thelpinj hudhra të grira në një gjysmë filxhan qumështi dhe ta pini atë me stomak bosh. Bëjeni këtë për rreth 1 javë.

3. Një trajtim i pazëvendësueshëm natyror për krimbat është duke konsumuar një lugë gjelle vaj kikiriku çdo ditë me stomak bosh. Bëni këtë ritual në mëngjes për 15 ditë. kidstime.al