Aktuale

34 vjet burg dy personave për vrasjen që e kryen në Xërxë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtor të akuzuarit T.Zh. dhe N.Zh për vrasjen e N.K. në Rahovec.

T.Zh. është dënuar me 18 vjet burgim ndërsa N.Zh. është dënuar me 16 vjet burgim, në të cilin dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 26 mars 2016.

“Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarve T. Zh. dhe N. Zh. gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike të akuzuarit në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.K.” thuhet në komunikatën për media, shkruan FaktePlus.

Dyshja akuzohen se në mars të vitit 2016 në magjistralen Prizren-Gjakovë, në afërsi të varrezave në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tashmë të ndjerin N. K. nga Prizreni si shkak i disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishin të pandehurit dhe i ndjeri.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /FaktePlus