Aktuale

37 aksidente trafiku brenda dy orëve

Vetëm brenda dy orëve kanë ndodhur 37 aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës.
Kjo si pasojë e reshjeve të borës dhe rrëshqitjeve në rrugë.

Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se 26 aksidente janë vetëm me dëme materiale ndërsa 8 me lëndime trupore.

“Prej orës 07:00 deri 9:30 në Drejtorinë Rajonale të policisë në Prishtinë, janë raportuar 37 aksidente trafiku, prej tyre 26 me dëme materiale ndërsa 8 me lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti./Lajmi.net/