Aktuale

38 aksidente brenda një dite në Kosovë

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka identifikuar 38 aksidente që kanë ndodhur në territorin e Kosovës.

Nga këto aksidente, një ishte me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 20 aksidente pa të lënduar.

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1042 tiketa trafiku për shoferët që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Autoritetet ligjore kanë arritur që të arrestojnë vetëm gjatë ditës së djeshme 10 persona, ku tre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.