Rajon & Botë

38 raste të ngacmimit seksual në Suedi

Policia në Suedi po heton 38 raste të raportuara për ngacmim seksual që ndodhën në një festival të muzikës në Stokholm

Një nga rastet fillimisht besohej se ishte përdhunim, megjithatë policia është në shqyrtim të kërkesës.

“Analizat fillestare dhanë përshtypjen se përdhunimi kishte ndodhur. Pas kryerjes së një numri të intervistave dhe punës hetimore, ne jemi duke trajtuar çështjen si një sulm seksual”, ka thënë Kjell Lindgren, zëdhënës i policisë së Stokholmit për televizionin TT.

Tetëdhjetë e nëntë persona janë urdhëruar të largohen nga vendi ku po mbahen festivali, ndërsa policia ka ndaluar edhe qarkullimin në atë zonë./