Aktuale

43 aksidente dhe 1 mijë 587 tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë së hënës, në tërë Kosovën kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion.

Sipas Policisë së Kosovës, 13 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërkaq 30 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë së hënës, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 587 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.