Sport

5 arsyet pse Franca do ta fitojë Evropianin sonte

Me një histori dhe një lojtar në formë si Griezmann në anën e tyre, Franca do të jetë e bindur në fitoren ndaj Portugalisë sonte, për të marrë trofeun e Kampionatit Evropian.

Franca takohet sonte me Portugalinë në finalen e Kampionatit Evropian në shtëpinë e saj, dhe kjo kombëtare po pret që ta fitojë trofeun e parë të madh që nga viti 2000.

Lojtarët e Didier Deschamps ia kanë dalë që të arrijnë në finale përmes një kombinimi të aftësive dhe fatit, por do të jenë të bindur sonte për fitore në Stade de France.

Këtu janë 5 arsyet që na bëjnë të mendojmë se Franca do të fitojë sonte:

1. Janë të pamposhtur në shtëpi

Blutë kanë luajtur tri finale në shtëpi dhe nuk e kanë humbur asnjërën. Franca ka fituar Euro 1984, Kampionatin Botëror më 1998 dhe Kupën e Konfederatave më 2003, shkruan Gazeta Express.

2. Antoine Griezmann

Me lojtarin më të mirë të Euros që ka shënuar gjashtë gola, Franca ka një shans të mrekullueshëm për të fituar.

3. Franca ka rilindur

Pas dështimit në Kupën e Botës në Afrikë të Jugut më 2010, Franca është tashmë një ekip i rilindur dhe kjo kulturë e re e lojtarëve duket e pamposhtur.

4. Portugalia

Edhe pse Portugalia padyshim përbën një pengesë të ndërlikuar për Francën, shumica e tifozëve francezë do të jenë të gatshëm të përballen me një komb që nuk i ka mposhtur blutë për 41 vjet.

5. Hugo Lloris

Franca ka pranuar gol vetëm dy herë nga loja e hapur në kampionat, falë kapitenit të tyre të mrekullueshëm, portjerit Hugo Lloris. Kjo është një arsye më shumë pse Franca mund të triumfojë sonte. /Gazeta Express