Aktuale

5 deri në 10 euro, Berisha rrëfen pse s’i vuri taksë Rrugës së Kombit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Kuvend në lidhje me taksën e Rrugës së Kombit dhe ka rrëfyer arsyen pse nuk u vendos që në kohën e tij, kur u ndërtua.

“Është e vërtetë që në vitin 2012, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet.

Asgjë të fshehtë nuk ka këtu. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.

A jam unë kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve?! Absolutisht jo!

Ata që duan të fshihen pas shpatullave të mia – se burri s’e bën atë kurrë – i pyes: Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat?

Unë aty e kisha studimin. Mora orientim se ku rrihte taksa e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos.

Po janë të pafytyrë ata. Po të ishte dhënë, do të ishte bërë. Nuk tërhiqem unë nga vendimet e mia, por u pa që nuk duhej bërë, duhej kaluar në variantin tjetër.”- tha Berisha në Kuvend.