Rajon & Botë

5 përqind mundësi për frenimine ngrohjes globale me 2 gradë Celsius

Ekziston një mundësi prej pesë për qind për frenimin e ngrohjes klimatike me 2 gradë Celsius, objektiv i përcaktuar nga marrëveshja e Parisit, konfirmuar zyrtarisht nga komuniteti ndërkombëtar në 2015, sipas studiuesve.

”Mundësitë për të arritur objektivin me 1,5 gradë Celsius, gjithashtu e përfshirë në marrëveshje nuk është më shumë se 1,0 për qind”, shprehen ata në një studim të publikuar dje në revistën ”Nature Climate Change”.

Një ekip hulumtuesish me seli në SHBA përdori parashikimet e rritjes së popullsisë për të vlerësuar prodhimin në të ardhmen dhe emetimet e dioksidit të karbonik shkaktuar nga përdorimi i energjisë nga lëndët djegëse.

Në bazë të këtyre të dhënave, rrija e temperaturës është me shumë gjasa mes vlerave 2 gradë Celsius deri në 4,9 përqind, me një vlerë mesatare prej 3,2 gradë Celsius dhe 5,0 gradë Celsius dhe ekziston një mundësi me vetëm 5 për qind që të jetë më e ulët, që të arrijë deri në 2,0 gradë Celsius, shkruajnë studiuesit.

the authorE B