6 femra i ndajnë me ne mënyrat e çuditshme se si i kanë ftuar në takim

Falë rrjeteve sociale si Tinder, OKCupid dhe Bumble, ideja e mashkullit që e takon femrën në kafene duket sikur është në zhdukje. Mirëpo prap nuk është e pamundur.

Në varrim.

“Kur vdiq gjyshja e shoqes sime, vendosa të shkoj në ceremoninë e varrimit për ti dhënë përkrahje familjes. Kur mbaroi ceremonia isha duke qëndruar afër një mashkulli i cili ishte i moshës sime dhe mu afrua. Filloi të flirtojë me mua dhe shkëmbyem disa fjalë dhe të qeshura, më dukej e çuditshme të më ndodhte ajo gjë në një varrim. Ai më kërkoi numrin e celularit ndërsa unë ia dhashë. Më pas e pyeta shoqen se kush ishte ai, më tha se ishte kusheriri i saji cili kishte një përvojë të hidhur me lidhjet andaj edhe ndërpreva kontaktet me të” Greta, 31 vjeçe.

Pas alivanosjes

“ Isha në një kamp trajnimi dhe temperatura jashtë ishte shumë e lartë, nuk kisha ujë dhe në vrapim e sipër humba vetëdijen. Kur u zgjova, instruktori dhe një person nga klasa ime më ndihmuan me ujë. Pasiqë u përmirësova, instruktori vazhdoi me punën e tij ndërsa personi i klasës e shfrytëzoi momentin që të më ftojë për të dalë me të në qytet.” Lidia, 33 vjeç.

Nëpërmjet Instagramit.

“ Nuk kam shumë ndjekës në Insta, mirëpo e vërejta një person shumë të pashëm që nuk e njihja. Ai pëlqente vazhdimisht fotot e mia dhe një ditë më dërgoi një mesazh duke më thënë se një foto e imja se si ngjitesha në një shkëmb është shumë e bukur. Fillova të ndjej një eufori në lidhje me të mirëpo nuk e njihja më tepër nga ajo që shihja nga fotot. Filluam të bisedojmë vazhdimisht derisa më ftoi për një kafe. U lidhëm dhe kaluam bashkë dy apo tre muaj, në fund vendosëm se nuk është një ide e mirë të vazhdojmë me lidhjen. “ Sofi, 27 vjeçe.

Pasi që mora numrin e gabuar.

“Isha duke bërë një telefonatë, me një numër që isha e sigurtë se ishte i prindërve të mi mirëpo gabimisht shtypa një numër tjetër dhe thirrja iu bë një mashkulli të panjohur. Filluam të bisedojmë për rreth 10 minuta para se të më pyes për të dalë për darkë. As që e dija se si dukej, e pranova ftesën si dhe e kontrollova në rrjetet sociale. Të mërkurën ishim në darkë, të premten ishim në lidhje, dhe kështu për gjashtë muaj vazhdojmë të jemi të dashuruar në njëri tjetrin.” Molli, 28 vjeçe.

Në koridorin e terapistit.

“E njoftova të dashurin në koridorin e terapistit tonë, sapo kisha përfunduar sesionin ndërsa ai ishte në rradhë të hynte brenda. Terapisti ynë shkoi për të marrë drekën dhe u vonua ca minuta, të cilat i shfrytëzuam për bisedë shoqëore përplot me të qeshura. Më ofroi të dilnim në bar dhe unë pranova, që nga ajo ditë janë bërë y vite të lidhjes sonë.” Kller, 29 vjeçe.

Duke blerë tamponë dhe pilula kundër shtatëzënisë.

“ Mbaja në duar dy gjërat më të turpshme për mua dhe në atë moment u ndesha me një djalosh që nuk e dinte nga ecte. Gjërat më ranë në tokë dhe ai u përkul t`i merrte, ky veprim ishte tepër i sikletshëm për mua. Më vonë në rradhën e pagesës ai më kërkoi numrin e telefonit mirëpo iu përgjigja se kisha të dashur. Nuk ishte tipi im dhe më dukej tepër i drejtëpërdrejtë për të filluar një lidhje me të.” Debi,26 vjeçe.