Kuriozitete

8-vjeçari më i gjatë në botë, duket si mësues në mesin e shokëve të klasës

Një nxënës 8-vjeçar – që mendohet të jetë personi më i gjatë në botë i moshës së tij – thotë se dëshiron t’i bëjë krenarë prindërit e tij duke u rritur edhe më shumë.

Karan Singh ishte rreth 70cm i gjatë kur lindi, një rekord botëror, por tani ai është i gjatë sa boksieri Vladimir Klitschko.

Gjiganti i ri, nga Meeruti në Indi, është djali i 33-vjeçares Shveatlana – një basketbolliste dhe njëkohësisht gruaja më e gjatë në Indi.

Edhe babai i tij, 41 vjeç, është gjithashtu shumë i gjatë. Sanjay raportoi në The Mirror duke thënë se sigurohet që Karan të ndjek një ‘dietë të veçantë’, duke bërë një jetesë të shëndetshme.

Problemi më i madh i Karan ka qenë gjetja e rrobave dhe mbathjeve të përshtatshme. Se si duket ai në mesin e shokëve të tij mund t’i shihni fotot më poshtë: