Aktuale

8 vjet nga vdekja, Shpend Ahmeti bën dedikimin prekës për babain

Shpend Ahmeti ka bërë një postim prekës në përvjetorin e tetë të vdekjes së babait.

Janë bërë 8 vite që kur ka ndërruar jetë humoristi i njohur shqiptar, Ali Ahmeti, njëherit babai i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ka qenë vet Shpend Ahmeti ai i cili e ka kujtuar atë përmes një postimi prekës të bërë në Instagram.

“Sot u bënë 8 vite që kur na la njeriu më i hareshëm që kam njohur ndonjëherë, që zëvendësonte pikëllimin e secilit njeri me buzëqeshje e rrezatonte zemër të ngrohtë. Edhe pse nuk je me ne Alo, sa herë të kujtoj, më vjen një ndjenjë lumturie që së paku një pjesë të jetës tonë ishe me ne”, ka shkruar ai.

Ali Ahmeti ishte aktor për shumë vite, ndërsa ishte pjesë e shumë filmave të njohur.