Sport

A do të largohet Ronaldo nga Juventus? Zbulohet gjithçka

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është kthyer çuditërisht në një temë të nxehtë, pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Ajax.

Juventus nuk ka arritur të zë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u mundur nga Ajax 1:2 në Torino.

Eliminimi nga kjo garë, ka bërë që në media të ngrihen dyshime për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, që te Juventus u transferua vetëm një vit më parë nga Real Madrid.

Gazetari portugez, Claudia Garica, i afërt me Jorge Mendes, i cili ka në menaxhim Cristiano Ronaldon, ka thënë se 34 vjeçari do të mbetet te Juventus.

“Nuk po i kuptoj këto thashetheme”, ka thënë fillimisht Garcia për ‘Calcio dhe Mercato’ në ‘Rai Sport’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk përjashtoj një ndryshim, por nga ajo që di unë, ai është i lumtur te Juventus dhe do të qëndrojë më gjatë se sa pritej”./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli