Aktuale

A do të negociohet posti i kryeministrit, flasin Albin Kurti e Vjosa Osmani

Ka përfunduar takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy këta u deklaruan për medie, ku thanë se kanë arritur pajtueshmëri për bashkëqeverisje të shtetit.

Por, përfaqësuesja e LDK-së, u pa e pasigurt kur u bë fjalë për postin e kryeministrit.

E pyetur se a kë hequr dorë nga posti i kryeministres, Vjosa Osmani tha se po presin numërimin e gjitha votave për të parë se kush do të dalë partia e parë edhe pas këtyre.

E këtu Osmani theksoi që partia që do të dalë fituese do ta ketë edhe postin e kryeministrit.

“Për ne është me rëndësi që të presim numërimin e të gjitha votave para se të arrijmë marrëveshjen finale. Por, e mira është se ka vullnet të mirë që kjo marrëveshje të arrihet. Ne si LDK kemi deklaruar se po presim rezultatet dhe nëse rezultati konfirmohet dhe kushdo që del i pari atëherë ne nuk do të hezitojmë që cila parti që ka fituar të marrë pozitën e kryeministrit. Kjo çështje do të konfirmohet dhe të presim rezultati final”, tha Osmani.

Mirëpo, lideri i Vetëvendosjes që është edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, tashmë është i sigurt që fitues i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje.

Megjithatë, ai për media tha do të bashkëqeverisin me LDK-në dhe se tashmë e kanë edhe rezultatin preliminar.

“Jemi dakorduar që të kemi një dyfishim të përfaqësimit gjinor, që do të jenë 30 për qind gra. E uruam njëri tjetrin për gjithçka dhe besoj që do të na shkojë mbarë e mirë sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë. Kështu që urime të gjithëve. Ne kemi diskutuar se si do të zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë për kabinetin qeveritar. Por, nuk kemi diskutuar për emrat e përveçëm. Këto janë çështje të diskutimeve të brendshme, dhe sapo të kemi rezultat konkret të ju njoftojmë. Ne do të qeverisim bashkë. Rezultatin preliminar e kemi”, tha Kurti.