Aktuale

A do t’i vendos Kosova taksë 100% Shqipërisë?- përgjigjet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se shpreson të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë 100 për qind edhe Shqipërisë.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Nikolin Jaka ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka bërë një paralajmërim të fortë dje Qeverisë së Shqipërisë lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, zyrtarët nga Kosova kanë thënë se nëse Shqipëria nuk shikon barrierat e vendosura për disa produkte atëherë brenda dy muajsh do të përballet me reciprocitet nga pala kosovare.

E i pyetur sot lidhur me mundësinë e vendosjes së barrierave tarifore ndaj Shqipërisë, Haradinaj tha se shpreson që problemet të tejkalohen.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje që lidhen me tregtinë, për tregun dhe shpresoj që do t’i zgjedhim”, ka thënë Haradinaj.

the authorBurbuqe Metolli