Shëndetësi

A duhet ta konsiderojmë sheqerin të dëmshëm sikur duhanin?

Gjatë dekadës së fundit, pirja e duhanit është vlerësuar si një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve duke përfshirë shumë lloje të kancerit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Fatkeqësisht, ka shumë shenja që edhe përdorimi i sheqerit është duke pasur të njëjtat efekte negative për shëndetin e njeriut sikur duhani. Sipas disa studimeve të fundit të gjitha pijet që përmbajnë sheqer, çokollatat dhe ëmbëlsirat e tjera kanë efekte negative të ngjashme me duhanin.

Në bazë të këtyre studimeve dhe raporteve të fundit, të rinjtë dhe fëmijët në kohët e sotme përdorin mesatarisht 3 herë më shumë sheqer se që rekomandohet. Udhëheqësi i këtyre studimeve me anë të raportit të fundit bën thirrje që reduktimi i sheqerit do të bënte një diferencë të madhe në shëndetin e njerëzve.

Përdorimi i tepërt i sheqerit të përpunuar, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë sheqer artificial është shkaktar i shumë sëmundjeve vdekjeprurëse siç janë diabeti dhe tension i lartë i gjakut. Sipas raporteve të fituara nga studimet e fundit obeziteti te fëmijët për 10 vitet e ardhshme do të rritet për 50%. /Gazeta Express.

the authorBurbuqe Metolli