Sport

A ishte e qëllimshme ndërhyrja e Smalling ndaj Messit? Shikoni çfarë thotë Mourinho

Jose Mourinho ka thënë se Chris Smalling nuk ka pasur asnjë qëllim për të lënduar Lionel Messin.
Argjentinasi ishte gjakosur në hundë nga një përplasje e Smalling, në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku Barcelona e mposhti 0-1 Manchester Unitedin në ‘Old Trafford’.

Kjo ndërhyrje, edhe pse jo e qëllimshme i solli përfitime Manchester Unitedit, pasi që nga përplasja me Smalling, energjia e Messit ra në mënyrë të konsiderueshme.

“Unë nuk e di nëse ata e bënë apo Messi vendosi të qëndronte i qetë”, ka deklaruar Mourinho për ‘Russia Today’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mendoj se të gjitha ekzistojnë nga pak. United ishte pozitivisht agresive në lojë. Situata me Smalling dhe Messin nuk ishte asgjë”.

“Ndodh. Është vetëm një fjalë me krahë të gjatë, nuk mendoj se kishte ndonjë qëllim për të. Ata mendonin për të (Messin) dhe ata duhet të mendojnë për të”./Lajmi.net/