Aktuale

A ishte ky momenti tragjik, qe ia mori jetën 27 vjeçarit nga Mitrovica

Një 27 vjeçar nga Mitrovica ka humbur tragjikisht jetën, derisa ishte duke punuar bashkë me disa shok të tij tek ish-objekti i hotel ‘Adriatikut’, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën me 22 prill, kur një pjesë e ndërtesës së hotelit, është shembur dhe e ka zënë nën rrënoja tashmë viktimën V.B, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht asgjë nuk dihej për fatin e tij, derisa në mesnatën e 23 prillit forcat e kërkimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës e kishin gjetur trupin e tij nën rrënojat e objektit në Mitrovicës.

Në adresë të Gazetës Express ka arritur një video, në të cilën shihet momenti tragjik i shembjes së ndërtesës së ish-hotelit ‘Adriatiku’, moment i cili ka qenë edhe fatal për jetën e të riut nga Mitrovica.

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, kanë konfirmuar se punimet në ndërtesën e ish-hotel Adriatikut ishin duke u zhvilluar pa lejen e autoriteteve komunale.

Ndërkohë prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.

Viktima V.B është varrosur dje në Mitrovicë, ndërkohë familjarët e tij kanë vendosur që të falin gjakun./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli