Arsim & Kulturë

AAB së shpejti pritet të fillojë bashkëpunimin me universitetin amerikan “University of Northern Iowa”

Një delegacion nga universiteti prestigjioz amerikan “University of Northern Iowa” (UNI) zhvilluan një vizitë në Kolegjin AAB.

Me rastin e kësaj vizite, zv/rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, i njoftoi ata me programet e studimit si dhe kushtet e tjera që ofron AAB, duke iu thënë se ky kolegj, si investimi më i madh në Kosovë dhe më gjerë i arsimit të lartë jo publik, është një storje suksesi për afro dy dekada pas themelimit.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e UNI ishin mjaft të interesuar për programet e studimit që ofron Kolegji AAB, ku panë edhe mundësi të shumta për bashkëpunim ndërinstitucional.

Përgatitja e mësimdhënësve për të ardhmen ishte tema kryesore që u diskutua në këtë takim, në të cilën edhe pritet të ketë bashkëpunim mes universitetit amerikan nga Iowa, UNI dhe Kolegjit AAB.