Aktuale

AAK cakton kandidatin për kryetar të Vitisë

Faruk Nura, afarist i suksesshëm, ndër më të votuarit në zgjedhjet nacionale nga Komuna e Vitisë, ish-pjesëtar i stafit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, sot është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti.

Ai ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare, ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat për deputet i saj.

Kryetari i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandidatura e Nurës, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësi tjetër qeverisëse në këtë komunë.

Ndërsa, Nura falënderoi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë besim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë.