Tech

Acadia GMC nuk iu lë që t’i harroni fëmijët në veturë

Të gjithë prindërit mendojnë se kurrë nuk do t’i harronin fëmijët e tyre në veturë por disa prej tyre e bëjnë, e shpeshherë kanë përfunduar me pasoja tragjike.

Për këtë kompania, General Motor(GM), e ka lansuar veturën 2017 GMC Acadia, e cila do t’i parandalonte gjërat e tilla.

Rripi i sigurimit, një zë paralajmërues dhe përkujtues që duhet të shikoni në ulëset e pasme do të paraqitet në qendër të ekranit ku matet shpejtësia.

Gjithashtu, do të ketë censorët që iu tregojnë nëse ndonjë derë është e hapur apo e mbyllur kur vetura është e ndezur.

Kjo do të përfshihet në të gjitha veturat e Acadia-s./KosovaPress/