Sport

Adebayor në një ekip me Cikalleshin

Emanuel Adebayor do të transferohet në kampionatin turk.

Sulmuesi nga Togo, do ta vazhdojë karrierën me Istanbul Basaksehirspor, pasi që ka arritur marrëveshje me këtë skuadër.

Adebayor ka qenë pa skuadër që nga qershori i vitit 2016 ku për herë të fundit ka luajtur me Crystal Palace në Premier Ligë.

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Tottenhamit, do të luajë në të njëjtin ekip ku është edhe reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.