ShowBiz

Adele pa komplekse, del pa makijazh gjatë shëtitjes në kopshtin zologjik (Foto)

Ndoshta kur këndon në skenë kemi pasur mundësinë ta shohim me pak pluhur dhe buzëkuq, por Adele në jetën e përditshme është fare pa komplekse, ajo del hapur edhe pa makijazh gjatë ditëve të saj të zakonshme.

Së fundmi, këngëtarja ndodhej në Toronto bashkë me djalin e saj të vogël, gjersa është fotografuar nga paparacët në një nga shëtitjet e saj në kopshtin zologjik.

Adele ishte shfaqur e tëra pa makijazh, teksa edhe veshja e saj ishte shumë sportive. Ajo ka shijuar një paradite të këndshme nën shoqërinë e djalit të saj duk parë nga afër kafshët e kopshtit zologjik.

Kujtojmë që këngëtarja gjithmonë ka deklaruar se natyraliteti është arma e saj më e fortë, vite më parë në intervista ajo është pyetur për mbipeshën, se pse nuk ka ndërmarrë diçka për të larguar kilogramët e tepërt, ajo u përgjigj: “Unë dua që njerëzit të dëgjojnë zërin tim, jo të më shikojnë mua”.

adele1

adele2

adele3