Shëndetësi

Adoleshentet shtatzënë pinë duhan qëllimisht, motivi është shokues

Adoleshentet që mbeten shtatzënë nuk heqin dorë nga duhani, pavarësisht se një gjë e tillë është e ndaluar për të mirën e fëmijës, pasi duan të sjellin në jetë fëmijë të vegjël.

Është kjo ajo që shkruhet në një artikull të botuar nga “Daily Telegraph”, duke ju referuar të dhënave të sistemit shëndetësor britanik. Adoleshentet janë paralajmëruar me shkrim lidhur me rrezikun e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë, pasi rrezikojnë të sjellin në jetë fëmijë nën peshë. Kjo gjë shpjegohet me faktin se nuk ndihen gati për të sjellë në jetë një fëmijë normal dhe kanë frikë se janë shumë të vogla për të përballuar lindjen. Disa prej tyre nuk rreshtin së piri duhan, ndërsa të tjera nisin ta bëjnë diçka të tillë pikërisht për këtë objektiv. Sipas të dhënave të fundit gjashtë adoleshente angleze shtatzënë në 10, pinë duhan. Mjekët thonë se bëhet fjalë ose për vajza të depresionuara ose me çrregullime psikologjike, shpesh për shkak të shtatzënisë së padëshiruar. Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të ketë efekte afatgjata në trurin e fëmijës, anomali që lidhen me nervozitetin, shpërqendrim dhe hiperaktivitet.