Aktuale

Adoleshentët thyejnë derën e shkollës “28 Nëntori”, i vjedhin kompjuterët

Tre adoleshentë janë arrestuar për akuzën e vjedhjes së shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”.

Sipas Policisë, adoleshentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thyer dyert e zyrave të Drejtorisë së shkollës dhe kanë marrë kompjuterët.

Policia e Tiranës njoftoi sot se G.D., 15 vjeç, banues në Tiranë dhe K.D., 17 vjeç, banues në Tiranë në rrugën “Lord Bajron”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, (G.D. dh K. D.) në shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, kanë thyer dyert e zyrave të Drejtorisë së shkollës, ku kanë marrë 3 kompjuterë dhe 1 monitor.

Ndërsa D.I. ka përvetësuar mallin e shitur nga kjo vjedhje. Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura. Parashikuar nga nenet 134, 25, 150, 287/b të Kodit Penal.