Aktuale

Adriana Hoxhiq emërohet ministre në MAPL

Adriana Hoxhiqi është emëruar ministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin që ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Tre ditë më parë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq vendim ky që erdhi pas deklaratave të Teodosijeviqit, i cili tha se shiptarët trilluan masakrën e Reçakut.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, poashtu i quajti terroristë të gjithë shqiptarët.

Deklarata këto që u thanë në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.